Belerit i bëjnë pritë me vezë dhe kos jashtë Kuvendit (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit, në drejtim të eurodeputetit Fredi Beleri është gjuajtur me vezë dhe kos nga një protestues.

Protestuesi e ka goditur Belerin kur ai doli nga godina pas përfundimit të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

“I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë”, thotë protestuesi.

10 deputetët e Parlamentit Europian mbërritën në Tiranë dhe pas takimit me Silvio Gonzaton, ambasadorin e BE-së, ku kanë marrë një Feedback për situatën politike në Shqipëri zhvilluan takim me grupet parlamentare në Kryesi.

Eurodeputetët pas takimit me grupet parlamentare do të kenë një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ndërsa në orën 15:15 do të zhvillohet takimi i 18 ndërkombëtar i stabilizim asociimit.

The post Belerit i bëjnë pritë me vezë dhe kos jashtë Kuvendit (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *