E la të arrestuarin në paraburgim për 3.9 vite, KLP merr masë disiplinore për prokurorin Agron Bushati

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor për prokurorin Agron Bushati.

Kjo pasi ai ka zvarritur në mënyrë të pajustifikuar nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimet, pasi një ankues i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj magjistratit Bushati.

Ky i fundit sipas KLP thuhet se ka zvarritur për një periudhë prej 3 vitesh e 9 muajsh  nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.

Nga hetimi u konkludua, se mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore, që cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia.

Inspektori  Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit Agron Bushati, t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën, duke caktuar si masë disiplinore ndaj prokurorit atë të “vërejtjes publike”.

The post E la të arrestuarin në paraburgim për 3.9 vite, KLP merr masë disiplinore për prokurorin Agron Bushati appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *