“Jam i burgosur politik”/ Salianji i shkruan nga burgu eurodeputetëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i opozitës, i burgosur me vendim politik, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së që vizitojnë Tiranën këtë të martë.

Pjesë e grupit që do të takohet me përfaqësinë Europiane është edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

Gjithashtu sot skadon dhe afati i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit, që nuk ka ndodhur ende.

Në letër Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht ndaj tij, dhe sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare.

Deputeti opozitar rreshton të gjithë indicjet e përfshirjes së kryeministrit dhe të tjerëve në procesin kundër tij duke bërë një përmbledhje të plotë të ngjarjes që çoi në dënimin e tij, duke renditur edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.

The post “Jam i burgosur politik”/ Salianji i shkruan nga burgu eurodeputetëve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *