Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e 10-të

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, Lista Serbe ka njoftuar për ankesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mandatin e fituar nga Nenad Rasic.

Në ankesë thuhet se Rasic i partisë ZSPO, “ka fituar vota në mjedise ku nuk jetojnë serbë dhe, në këtë mënyrë, është mohuar një ulëse e garantuar për komunitetin serb”.

“Nëse do të pranohej që përfaqësuesit politikë të një komuniteti mund të zgjidhen në mënyrë vendimtare nga anëtarët e komuniteteve të tjera, atëherë vetë qëllimi i vendeve të rezervuara parlamentare do të vihej në pikëpyetje, jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për të gjitha komunitetet e tjera joshumicë, të cilave Kushtetuta u garanton përfaqësim të veçantë politik”, thuhet në ankesë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme i kanë refuzuar tashmë ankesat e Listës Serbe, e cila në zgjedhje fitoi nëntë mandate.

The post Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e 10-të appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: