Dy protesta u mbajtën në Gjermani kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Njëra protestë u zhvillua në Mynih, ndërsa tjetra në Këln. Sipas platformës “Liria ka Emër”, në tubime morën pjesë emigrantë shqiptarë që kundërshtuan vendimin e gjykatës. Protesta në Këln ishte pjesë e valës së tubimeve të diasporës pas aktgjykimit.
Protestat vijnë vetëm pak ditë pasi, më 16 shtator, Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet, në total 81 vjet burgim. Ata u shpallën fajtorë për akuza për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Vendimi shkaktoi reagime dhe protesta në Kosovë. Mijëra qytetarë protestojnë çdo në Prishtinë, ndërsa tubimet u shtrinë më pas edhe në diasporë.
Protestuesit në Prishtinë kërkuan ndër të tjera ndryshimin ose shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe mbështetje financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Prishtinë, protestë masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së (VIDEO)
The post Protesta në Gjermani kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK appeared first on Euronews Albania.
