Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gjenerali Dedë Prenga: Ja pse Rama duhet të kërkojë falje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, gjenerali Dedë Prenga tha se edhe kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë falje në lidhje me dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prenga u shpreh se Rama duhet të jetë i pari ndër liderët shqiptarë që të kërkojë falje pasi sipas tij, ka ndikuar në vendimmarrjen e Hashim Thaçit lidhur me Gjykatën Speciale.

“Lideri i parë shqiptar që duhet të kërkojë falje dhe të ketë kurajon të përballet me gabimet duhet të jetë kryeministri Edi Rama. Nuk ka pse të ketë turp të kërkojë falje. Duhet të jetë Rama i pari që duhet të kërkojë falje. I ka hipur helikopterit dhe ka shkuar në Kosovë, i ka vajtur Hashim Thaçit në zyrë si president dhe, në njëfarë mënyre, ia ka imponuar. Dhe nëse ka pasur ai ndonjë dilemë, Rama e ka detyruar në një farë mënyre. Nëse ti e ke detyruar, nuk mjafton të thuash ‘marre’. Marre është për hapat e marrë nga kryeministri shqiptar në disfavor të Kosovës, si për shembull ‘Ballkani i Hapur’. Kujt i shërbeu ai, përveçse Serbisë? Ai i ka thënë Vuçiçit në Beograd: ‘Kosova është fakt dhe duhet të njohësh pavarësinë’, por realiteti dhe praktika, çfarë ka bërë në vazhdim dhe roli që duhet të luajë Shqipëria, nuk ka qenë ajo që do të donim të ishte për diplomacinë shqiptare”, tha Prenga.

The post Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gjenerali Dedë Prenga: Ja pse Rama duhet të kërkojë falje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: