Gazetari Berat Buzhala ishte i ftuar në një lidhje direkte për “Review” me Greta Topjanën, ku foli për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe qëndrimin e Donika Gërvallës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Buzhala riktheu në vëmendje deklaratat e mëparshme të Gërvallës, duke thënë se ajo kishte deklaruar se do të depozitonte fakte në Tribunalin Special kundër subjekteve ndaj të cilave mund të ngrihej një aktakuzë. Sipas tij, fakti që ajo nuk ka bërë të qartë nëse i ka depozituar apo jo këto materiale është një çështje serioze, ndërsa e cilësoi heshtjen e saj pas vendimit si të pazakontë.
“Zonja Gërvalla ka histori personale me krerët e UÇK-së, para se të ishte pjesëtare e qeverisë, ministre e Drejtësisë dhe zv.kryeministre. Në cilësinë e zyrtares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vitin 2014-2015, në intervista të ndryshme ajo thoshte se do të depononte fakte në Tribunalin Special kundër subjekteve ndaj të cilave do të mund të ngrihej një aktakuzë. Vullnetarisht ka deklaruar se do ta bënte. Pastaj nuk ka deklaruar në mënyrë të prerë nëse ka deponuar apo jo. Do të ishte skandal i madh, do të ishte në kufirin me të keqen, mungesës së lojalitetit ndaj Republikës së Kosovës, nëse një zyrtar i shtetit, në këtë rast zv.kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë, deponon për krerët e UÇK-së bashkërisht me Qeverinë e Republikës së Serbisë. Pra, komplet Tribunali është i çuditshëm. Kanë kaluar tre-katër ditë prej vendimit makabër, jashtëzakonisht brutal ndaj krerëve të UÇK-së, më i lartë se çdo dënim tjetër nga policia jugosllave. Donika Gërvalla është zhdukur nga faqja e dheut. Asnjë postim dhe asnjë reagim nga ajo në lidhje me këtë dënim”, deklaroi Buzhala.
The post Buzhala: Gërvalla deklaronte se do të depozitonte fakte në Hagë, heshtja e saj pas vendimit është e pazakontë appeared first on Euronews Albania.
