Moti për sot/ Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë ditën e sotme të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 13 / 23 °C,

në vendet malore: 8 / 19 °C.

The post Moti për sot/ Kthjellime dhe vranësira kalimtare appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *