Pas raportimeve për album të ri, Jennifer Lopez kapet duke shkuar në studio incizimi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është raportuar se këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, po ndihet e gatshme për t’iu rikthyer punës, pasi muaj me parë dorëzoi kërkesën për shkurorëzim nga burri i saj, aktori Ben Affleck.

Të hënën, 55 vjeçja është parë duke shkuar në studio për incizimin e këngëve, pasi kishte darkuar me binjakët e saj 16 vjeç, Max dhe Emme, shkruan Daily Mail.

Më parë gjatë këtij muaji, një burim i ka thënë Page Six, se aktorja e filmit “Mother” ka kërkuar nga ekipi i saj që të kërkojnë kompozitor për të krijuar një hit të ri.

“Prioritet i saj tani është puna në muzikë. Ajo nuk dëshiron të bëjë asgjë që nuk është ‘e madhe’. Asaj i duhet një hit i ri i madh”, pati thënë brumi. s.b

 

 

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *