Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur akuza për “shpërdorim detyre” ndaj kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduard Duro.
Shkak është bëre licensa për një karburant që kishte firmosur Duro dhe që ishte ndërtim pa leje.
Ky është rasti tipik kur SPAK i shkon deri në fund “krimit intelektual”.
Termi u përdor nga Altin Dumani gjatë një raportimi në parlament për të justifikuar mosveprimin e vartësve të tij për aferat e Bashkisë së Tiranës.
Me këtë logjikë, rezulton se disa kryetarë bashkish janë më pak intelektualë në shkeljen e ligjit dhe SPAK e ka më të lehtë të bëjë hetime.
Në Tiranë, prokurorët kanë marrë në pyetje Erjon Veliajn por nuk kanë ngritur akuza, edhe pse vjedhja është sa qindra karburante.
The post SPAK i ashpër me “krimin intelektual” në Devoll të Korçës appeared first on Lapsi.al.
