Tre orë bllokim i nyjeve kryesore në vend/ Si do organizohet PD-ja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në orën 17:00 të ditës së sotme do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, thirrje e cila ka siguruar leje nga policia për tre orë, deri në orën 20:00.

Gazetari Osman Stafa raporton se pikë e nxehtë pritet të jetë rrethrrotullimi i Milotit, ku pritet të mblidhen demokratët e veriut, me përjashtim të Dibrës, e cila do t’i bashkohet protestuesve në kryeqytet.  

Lexo më tej: Policia ‘kërcënon’ me ndjekje penale nëse opozita bllokon rrugët nesër 

Ndërkohë në rrethrrotullimin e Bradasheshit pritet që pjesë të jenë edhe demokratët nga Korça.

Ndarja e demokratëve: 

Në sheshin Shqiponja,do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve.

Në rrethotullimin e Shkozetit do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë.

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë dhe Berat.

The post Tre orë bllokim i nyjeve kryesore në vend/ Si do organizohet PD-ja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *