VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur votën e tij duke zgjedhur që këtë proces ta kryejë para ditës së zgjedhjeve të 5 nëntorit. Ai votoi këtë të hënë në Departamentin e Zgjedhjeve të shtetit të Delaware, jo shumë larg shtëpisë së tij në periferi të Wilmington, ku shumë votues ishin rreshtuar në rrugë për të hedhur votat.

Biden u pa të bisedonte me votuesit teksa priste në radhë për të hedhur votën e tij dhe madje ndihmoi të shtynte një grua të moshuar në një karrige me rrota, e cila ishte përpara tij. Presidenti priti në radhë për rreth 40 minuta para se të hidhte votën e tij.

Ai i dorëzoi dokumentin e identifikimit punonjësit qendrës së votimit i cili u shpreh: “Tani po voton Joseph Biden”. Presidenti hodhi votën pas daljes nga një perde e zezë. Jashtë qendrës së votimit, Biden u pyet nëse ai mendonte se demokratët që garojnë me zëvendëspresidenten Kamala Harris do të fitonin.

“Unë mendoj se do ta bëjmë”u përgjigj ai. Harris, të cilin Biden e mbështeti pas daljes nga gara, po konkurron të bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të shërbejë si president. Votimi i hershëm në Delaware filloi të shtunën. ©LAPSI.al

The post VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *