“Bileta nuk ka më”: kundër Çekisë kryesuese, i gjithë stadiumi do të jetë i mbushur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy ndeshje për vendin e parë në grup dhe Shqipëria nuk do të jetë vetëm në këtë mision, sepse me vete do të ketë një stadium të tërë. Pikërisht kështu, sepse për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 Nations League, nuk ka më bileta. Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi.

Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë dhe tregues është fakti se bileta nuk ka më. Fitorja në Gjeorgji e riktheu në lojë Shqipërinë për vendin e parë në Grupin 1 të Ligës B në Nations League dhe reflektimi ka qenë i menjëhershëm edhe te tifozët e kombëtares.

Lexo më tejNations League, UEFA vendos që Shqipëria të luajë dy herë në Çeki: ja transferta e kuqezinjve

Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët e Kombëtares që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar. Njëkohësisht, Federata e Futbollit falënderon edhe të gjithë ata tifozë të cilët nuk mundën të pajiseshin me bileta për këtë ndeshje dhe i fton të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren shqiptare.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë nga sfida e dyfishtë e nëntorit kundër Çekisë në 16 nëntor, për ta mbyllur tre ditë më vonë më Ukrainën.

The post “Bileta nuk ka më”: kundër Çekisë kryesuese, i gjithë stadiumi do të jetë i mbushur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *