VV nuk propozon emër për kryetar, ndërpritet seanca e Kuvendit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryesuesi Avni Dehari e ka shtyrë për kohë të papërcaktuar seancën konstituive për Kuvendin, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se partia në pushtet kërkon kohë për gjetjen e një marrëveshjeje politike me LDK-në për formimin e të gjitha institucioneve të vendit.

Dehari tha se “meqë nuk ka propozim për kryetar të Kuvendit nga partia fituese, detyrohem ta ndërpres seancën”.

Ai tha se kryesia e Kuvendit do të njoftojë për kohën kur do të mbahet vazhdimi i seancës.

The post VV nuk propozon emër për kryetar, ndërpritet seanca e Kuvendit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: