Kurti takon me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në New York, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Siç ka njoftuar kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook, në këtë takim me presidentin Erdogan kanë diskutuar edhe për aktvendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me Presidentin Erdoğan diskutuam edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, ka shkruar Kurti duke bërë të ditur se e ka ftuar presidentin Erdogan të vijë për vizitë në Kosovë.

Kurti ka thënë se gjatë këtij takimi ka shprehur edhe mirënjohje për rolin e Turqisë në KFOR dhe kontributin në sigurinë e ofruar në Kosovë dhe gjithashtu bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe investimeve, duke iu referuar fabrikës së muinicionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec.

“Në anën tjetër, shpreha mirënjohje për rolin shumëvjeçar të Turqisë në KFOR dhe për kontributin e rëndësishëm që ajo vazhdon të ketë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar profesionalizmin e Gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcës së NATO-s në vendin tone”, thuhet në postimin në Facebook.

The post Kurti takon me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: