Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dy makina në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha, janë djegur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Nga pamja, shihet se një nga makinat është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

The post Digjen dy automjete në pronësi të një shtetasi në Shkodër, detajet e para appeared first on GIJOTINA.
