Dinamika/ Të shtënat i humbën Licit kontrollin e makinës, përplasi çiftin me motor

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë kriminale në Shkodër psditen e sotme, nga e cila mbetën viktima Hamza Lici dhe kalimtarja e rastit Flutura Basha, ndërsa u plagosën Arlind Bushati, i cili ishte në makinë me Licin dhe kalimtari Bashkim Basha. 

Atentati ka ndodhur rreth orës 15:50, në zonën “5 Heronjtë”, në Dobraç të Shkodrës, teksa dyshja Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ishin duke udhëtuar së bashku në një automjet tip “Benz”.

Këta të dy, u sulmuan me armë zjarri nga një automjet tjetër në lëvizje, duke lënë kështu viktimë Hamza Licin, ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.

Për shkak të atentatit, automjeti tip “Benz” me të cilën po lëviznin Lici dhe Bushati humbi kontrollin, duke u përplasur kështu me mure, bordura si dhe një motomjet, në të cilën po lëviznin çifti Bashkim dhe Flutura Basha.

Bashkëshortët Basha ishin kalimtarë të rastit, e fatkeqësisht për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë Flutura Basha, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Rikujtojmë se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga autoritetet për vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër, ka denoncuar mbrëmjen e 11 tetorit se është kërcënuar me armë nga persona të paidentifikuar që po lëviznin me motor.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”

Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

The post Dinamika/ Të shtënat i humbën Licit kontrollin e makinës, përplasi çiftin me motor appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *