Kryeministri Albin Kurti këtë të premte do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovësm Lumir Abdixhiku. Kurti ka folur shkurtimisht para gazetarëve teksa u fut në ambientet e Kuvendit për të zhvilluar takimin me Abdixhikun.
Ai gjithashtu ka folur për mediat teksa ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij procesi duhet të vazhdojë pa vonesa.
“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.
Partia Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka refuzuar sërish takim dhe mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit. Në një letër që Bedri Hamza i ka dërguar Kurtit, thuhet që PDK-ja do të mbetet në opozitë, dhe i kërkohet Vetëvendosjes të përfundojë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera.
The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti në takim të ri me Lumir Abdixhikun (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
