Incidenti me Belerin, Athina zyrtare: Shqipëria të marrë masa urgjente

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Athina zyrtare ka dënuar incidentin ndaj eurodeputetit Fredi Beleri gjatë pranisë në Shqipëri, për takimin e Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri për Stabilizim-Asocimin, ku një protestues hodhi ndaj tij vezë e kos.

Ministria e jashtme greke u kërkoi autoriteteve shqiptare ndërmarrjen “e menjëhershme” të masave për garantimin e sigurisë së të gjithë eurodeputetëve.

“Ky sulm është një shkelje e papranueshme e respektit dhe sigurisë që u detyrohet përfaqësuesve të zgjedhur të Bashkimit Evropian. Autoritetet shqiptare duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar incidente të tilla dhe të ruajnë lirinë e eurodeputetëve për të përmbushur përgjegjësitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme greke.

Sulmi ndaj Belerit solli gjithashtu reagimin kolegëve të tij nga Demokracia e Re në Parlamentin Evropian. Eliza Vozemberg, duke folur në emër të eurodeputetëve të partisë, shprehu mbështetjen e palëkundur për Belerin dhe theksoi nevojën kritike për të mbrojtur sigurinë e të gjithë përfaqësuesve të Parlamentit Evropian.

Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin ndaj kolegut tonë Fredi Beleris. Ky incident është një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj parimeve të demokracisë dhe shenjtërisë së Parlamentit Europian. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, tha Vozemberg.

Fredi Beleri ndodhej ditën e djeshme (29 tetor) në Tiranë si pjesë e delegacionit zyrtar të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

Beleri u prit me protesta, ndërsa një qytetar hodhi kos e vezë në drejtim të tij.

The post Incidenti me Belerin, Athina zyrtare: Shqipëria të marrë masa urgjente appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *