Plagòsje në oborrin e gjimnazit, nxënësi me urgjencë tek spitali i Traumës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 17-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. 

Burime për Panorama.Online bëjnë me dije se dy plagosja me thikë ka ndodhur në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” Fushë Krujë.

I plagosuri është identifikuar me emrin, Klisman Dani 18 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë plagosje.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka plagë te thella dhe hemorragji të madhe.

Detaje nga policia: 

Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Plagòsje në oborrin e gjimnazit, nxënësi me urgjencë tek spitali i Traumës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *