Protesta e opozitës, Policia procedon dhjetëra protestues dhe 4 deputetë të PD

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me protestën dhe bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.

Mësohet se deputetët e proceduar të Partisë Demokratike janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.

Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit, ndërsa disa nga protestuesit janë proceduar për djegien e gomave.

Opozita bllokoi mbrëmjen e djeshme 6 akse rrugore në të gjithë vendin.

Ata kërkuan rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

The post Protesta e opozitës, Policia procedon dhjetëra protestues dhe 4 deputetë të PD appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *