Aksident në tunelin e Krrabës, makina shpërthen në flakë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Momente paniku janë regjistruar këtë të premten në tunelin e Krrabës, ku dy makina u përfshinë në një aksident.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip Benz ka goditur nga pas një kamion dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, teksa zjarri brenda tunelit është fikur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit dhe normalizimin e trafikut, i cili prej disa minutash është i rënduar.

The post Aksident në tunelin e Krrabës, makina shpërthen në flakë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *