Grushte dhe shkelma te “Urdhri i Stomatologut”, përfundon në spital një doktoreshë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një përplasje e ashpër dhe fizike është regjistruar mes bluzave të bardha në administratën e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.

Përplasja fizike është denoncuar në rrjetet sociale nga vetë faqja e USSH-së, e cila pretendon se administrata e këtij institucioni ka ngulmuar që të rikthehej në vendin e punës ditën e djeshme, por postet e tyre janë zaptuar nga njerëz të paautorizuar.

Kjo ka qenë dhe shkaku i përplasjes mes tyre, ku theksohet se është dhunuar fizikisht doktoresha Orjeta Musabelli, e cila është shtruar në spital pas dëmtimeve serioze.

Urdhri i Stomatologut pretendon se prej datës 1 tetor, presidenti Almiro Gurakuqi ka nxjerrë në rrugë punonjësit e adminstratës e si pasojë ka bllokuar edhe punën e institucionit. Në lidhje me çështjen në fjalë ka nisur hetim nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi:

Sot në datën 31 tetor 2024, administrata e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë kërkoi me ngulm të rikthehej në vendin e punës, duke parë situatën kaotike të krijuar për shkak të bllokimit të institucionit për të ushtruar detyrën e për t’u shërbyer stomotologëve dhe studentëve.

Njerëz të paautorizar të cilët kanë zaptuar zyrat, jo vetëm nuk e lejuan administratën të kthehej në vendet e punës, e madje ushtruan dhunë ndaj një prej pjesëtarëve të administratës së USSH. Si pasojë e dhunës, dr. Orjeta Musabelli, u shtrua në spital pas dëmtimeve serioze.

Kujtojmë që zyrat e USSH janë zaptuar me dhunë që prej datës 1 tetor nga shtetasi Almiro Gurakuqi, i cili ka nxjerrë në rrugë punonjësit e adminstratës e si pasojë ka bllokuar edhe punën e institucionit. Ndërkohë, çështja është referuar nga Policia në Prokurorinë e Tiranës që tashmë ka nisur një hetim.

The post Grushte dhe shkelma te “Urdhri i Stomatologut”, përfundon në spital një doktoreshë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *