Arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, tentoi të vriste një shtetase rumune (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kapet dhe vihet në pranga një 29 vjeçar Aleksandër Senaj alias Aleksandër Ndoj i kërkuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie.

Në momentin e lokalizimit dhe kapjes, forcat operacionale i gjetën 29 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me fishk në fole gati për qitje.

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, të nisur nga Komisariati i Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e grumbulluara përgjatë hetimit dhe inteligjencës policore, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “THE END “, ku u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, (person me rrezikshmëri të lartë shoqërore):

  1. S. Alias A.N, 29 vjeç, banues në Dukagjin i Ri, Thumanë, Krujë, i dënuar më parë në shtetin Italian për vjedhje me armë. Ky shtetas po përgatitej për tu larguar në mbrëmje ilegalisht drejt Italisë.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale këtij shtetasi i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) armë zjarri pistoletë Bereta, me fishek në fole gati për qitje por nuk ka mundur dot të reagojë pasi ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka qenë e befasishme dhe e shpejtë.

-Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mirditë për veprat penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarakë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 15.10.2024.

29 vjecari në bashkëpunim me shtetasin K.B alias K.M, (i cili aktualisht ndodhet në Itali dhe është shpallur në kërkim) në ambientet e një subjekti privat (karburant), në rrugën e Kombit në Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë zjarri për dhënie pasurie pronarin e këtij subjekti shtetasin A.Xh.

-Gjithashtu ndaj shtetasit A. S., alias A.N, në shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, në mungesë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” e ngelur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarri dhe municioneve luftarak”, pasi:

Më datë 11.08.2024, në vendin e quajtur Dukagjin i Ri, Krujë, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonte një shtetase rumune.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

The post Arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, tentoi të vriste një shtetase rumune (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *