Atalanta ndal vrullin e Napolit, kryesuesit e pësojnë keq në shtëpi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Atalanta i shkakton humbjen e dytë sezonale Napoli-t, me skuadrën nga Bergamo që triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertë, në takimin e javës së 11-të të Serie A.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”u zhbllokua në minutën e 10’, kur Lookman kaloi miqtë në avantazh, teksa vetëm 21 minuta më pasi ai shënoi edhe golin e dytë për Atalanta-n, në të dyja rastet me asistet e De Ketelaere.

Fraksioni i dytë solli edhe një gol tjetër, me Retegui-n që vulosi sfidën në minutën e 90+2’ dhe i dhuroi golin e tretë Atalanta-s.

Në fund 0-3 dhe Napoli mban kreun e Serie A me 25 pikë, teksa Atalanta ngjitet momentalisht në vend të dytë me 22 pikë.

Kjo ishte humbja e dytë për Napolin për këtë sezon, teksa për herë të parë ishte mposhtur nga Verona me rezultatin 3-0 në javën e parë të edicionit 2024-2025 të Serie A.

Kështu derbi i shqiptarëve, Amir Rrahmanit dhe Berat Gjimshitit, u fitua nga kapiteni i kombëtares shqiptare.

The post Atalanta ndal vrullin e Napolit, kryesuesit e pësojnë keq në shtëpi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *