Surpriza për Ramën në Selanik/ Berisha përshëndet aktivistin e Arlind Qorit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nga dritarja ku flet çdo natë, sonte Sali Berisha përshëndeti aktivistin e Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit që brohoriti sloganin “Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon”. 

Lexo më tej: Patronazhistët me nerva, aktivisti i Lëvizjes Bashkë prish takimin e Ramës (VIDEO) 

“Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’.

Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyrë Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët. 

Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon. 

Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen. 

Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.
Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike.” – u shpreh Berisha. 

The post Surpriza për Ramën në Selanik/ Berisha përshëndet aktivistin e Arlind Qorit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *