Të maskuar si punëtorë ndërtimi, arrestohen dy trafikantë shqiptarë në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një furgon i dyshimtë i punëtorëve të ndërtimit që udhëtonte përgjatë Viale Stelvio, një arterie strategjike e Busto Arsizio është kontrolluar nga policia Italia.

Dyshimet lindërn pasi mjeti kalonte në një kohë kur punëtorët e kantierit kishin mbaruar prej kohësh ditën e tyre të punës. Dyshimi rezultoi i drejtë pasi brenda mjetit ndodheshin dy shqiptarë me një qese plastike me 190 gramë kokainë.

Pasagjeri, sapo u afrua patrulla, tentoi të arratisej në këmbë në një nga rrugët që të çojnë në labirintin e Via Rossini, por efektivët arritën ta bllokonin.

Kontrolli i shtëpisë i urdhëruar nga prokurorja Nadia Calcaterra çoi në sekuestrimin e një pakoje prej 1 kilogrami lëndë narkotike dhe 40 mijë euro cash, sa një pagë mesatare e lartë vjetore.

The post Të maskuar si punëtorë ndërtimi, arrestohen dy trafikantë shqiptarë në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *