Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Diga 2000-vjeçare e ndërtuar nga romakët duket se ka parandaluar një tragjedi edhe më të madhe nga përmbytjet në Spanjë.
Diga e cila ndodhet në Almonacid de la Kuba kontrolloi efektivisht rrjedhën e ujit, duke shmangur dëmtimet dhe humbjet e jetës.
Kjo digë është pjesërisht arsyeja pse Zaragoza nuk u përmbyt aq keq sa Valencia.
The Roman dam in Almonacid de la Cuba, Aragón, shedding its load after the flash floods this week in Spain. Built in the I century by Augustus, it's partly responsible for Zaragoza not being flooded as badly as Valencia
byu/MeCagoEnPeronconga ineurope
Spanja u përball me përmbytjet më të këqija në pesëdhjetë vjet, me mbi 200 viktima dhe qindra të zhdukur.
Përmbytjet që shkaktuan tragjedi në Valencia kanë provokuar edhe një reagim të fortë të banorëve.
Ditën e sotme ata shanë, goditën me baltë dhe shkopa mbretin dhe kryeministrin Pedro Sanchez kur shkuan për të vizituar Valencian.
Lexo më tej: Pamje tmerruese/ Mbreti i Spanjës e kryeministri sulmohen me shkopa e baltë (VIDEO)
The post (VIDEO) Diga romake 2000-vjeçare që parandaloi një tragjedi tjetër në Spanjë appeared first on Lapsi.al.
