Vora ‘pa rivalë’, merr kreun e Kategorisë së Parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të diel pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 11-të. Në “Tofik Jashari” të Shijakut ishin miqtë nga Vora që mposhtën 0-1 Erzenin falë golit të Gecit në minutën e 43-të dhe marrin kreun momental me 28 pikë.

Ndeshja e “Redi Malokut” në Fushë-Krujë prodhoi shtatë gola, aty ku Kastrioti përmbysi 4-3 Korabin. Tri pikë për Valbonën që fitoi 0-2 kundër Lushnjës në “Roza Haxhiu”. Ndërkohë në Pogradec vendasit fituan 1-0 me Apoloninë. Kukësi nuk di të fitojë duke barazuar 0-0 në udhëtim me Burrelin.

Kjo javë do mbyllet të martë në orën 14:00 me Besa – Flamurtari në stadiumin e Rrogozhinës. Vora, Flamurtari, Besa dhe Kastrioti mbajnë katër vendet e para, ndërsa në fund Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni me vetëm dy pikë.

The post Vora ‘pa rivalë’, merr kreun e Kategorisë së Parë appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *