Makthi i dëmtimeve/ Pas Rodrit, Guardiola humb edhe dy lojtarë

Shpërndaje:

Është një moment “jo” për Manchester City-n dhe Pep Guardiolën. Pas eliminimit nga EFL Cup, kampionët e Premier League-s u mposhtën edhe në kampionat nga Bournemouthi dhe e gjitha kjo ka një shpjegim: dëmtimet e shumta në skuadër.

Më disfatën e fundit, City jo vetën që lëshoi kreun, por humbi edhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm për arsye fizike.

Trajneri Pep Guardiola pak momente para fillimit të ndeshjes, mësoi se Rúben Dias dhe John Stones ishin dëmtuar.  Lajmin e konfirmoi pikërisht trajneri spanjoll, që tha se të dy qendërmbrojtësit do të mungojnë në ndeshjen e Champions League kundër Sportingut të Lisbonës, të martën.

Me shumë gjasa, ata nuk do të luajnë as në fundjavë në kampionat, për t’u rikthyer pas pushimit të nëntorit: “Kemi shumë lëndime, në disa reparte dhe pozicione, por kështu është futbolli”, tha Guardiola.

“Unë do të flas me lojtarët dhe mjekët për të mësuar më shumë, por kjo është një situatë që do të vlerësohet dita-ditës”, u shpreh më tej trajneri i “citizens”, që la të hapur mundësinë e përforcimeve në janar.

“Ndoshta në janar rikthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar, përveç Rodrit. Kur të jemi të gjithë bashkë, skuadra është e mjaftueshme. Tani për tani duhet të përpiqemi t’i rikuperojmë lojtarët sa më shpejt të jetë e mundur dhe pastaj do të shohim”, tha Guardiola.

The post Makthi i dëmtimeve/ Pas Rodrit, Guardiola humb edhe dy lojtarë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *