U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me hetimet për dosjen “Saspac”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga gjykata e posaçme:

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e agjencisë së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo çështje, përveç Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Gazmend Haxhia dhe Elton Martini, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën më të lehtë atë të “detyrim paraqitje.

The post U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *