Vodhi në uzinën që administronte dhe bëri denoncim, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

 

Një 41-vjeçar nga Elbasani është vendosur në pranga pasi vodhi 115 kilogram bakër në uzinën mekanike në Bradashesh, ku dhe punonte si administrator i këtij vendi.

Për të fshehur të vërtetën ai bëri denoncim të rremë në Polici se disa njerëz të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen në kabinën elektrike.

Mirëpo pas hetimeve të kryera blutë arritën të zbulojnë se hajduti ishte vetë 41-vjeçari, i cili e kishte shitur bakrin në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se autor i vjedhjes së sasisë së bakrit është administratori i uzinës, shtetasi A. R., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka telefonuar Policinë, për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga shtetasi A. R., si dhe u sekuestruan 115 kilogramë bakër që ai pas vjedhjes, i kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhi në uzinën që administronte dhe bëri denoncim, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *