Xhudisti Indrit Çullhaj, medalje ari në kampionatin ndërkombëtar në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Xhudisti shqiptar, Indrit Çullhaj ka arritur të fitojë medalje ari në kampionatin ndërkombëtar të xhudos ‘International Judo Championship’ të zhvilluar në Greqi.

Xhudisti shqiptar fitoi 5 ndeshje përballë kundërshtarëve nga Greqia, Moldavia, Serbia, Bullgaria dhe në finale me kundërshtarin grek, ndeshje të cilën e fitoi me ‘Ippon’.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 700 sportistë nga të gjitha peshat.

Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar i shënuar nga Çullhaj në vitin 2024.

The post Xhudisti Indrit Çullhaj, medalje ari në kampionatin ndërkombëtar në Greqi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *