Abissnet Superiore, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Me përfundimin e javës së 12-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare janë mbledhur dhe kanë përzgjedhur edhe për këtë javë formacionin titullar dhe trajnerin më të mirë.

Ilir Daja, tekniku i Dinamo City është në piedestalin e trajnerëve më të mirë të kësaj jave, teksa 11-shja titullare është si më poshtë:

Porta më e mirë e javës është gardiani i Vllaznisë, Kristi Qarri. Në repartin e mbrojtjes rreshtohen: Jorgo Meksi (Dinamo City) dhe Edison Ndreca (Egnatia) në krahë, teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Marin Abazaj (Bylis) dhe Samuel Opeh (Laçi).

Tre mesfushorët më të mirë të javës së 12-të janë: Matias Lloci (Teuta), Kleandro Lleshi (Laçi) dhe Regi Lushkja (Egnatia).

Dy krahët e sulmit përbëhen nga titullarët e Dinamo City-t, Baton Zabërgja dhe Dejvi Bregu ndërsa në mes të sulmit qëndron Kevin Dodaj i Vllaznisë.

The post Abissnet Superiore, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *