Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy automjete, dërgohen në spital dy të lënduar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Jonufër të Vlorës. Një furgon tip “Benz” është përplasur me një automjet tip “Golf”. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i “Golfit” dhe pasagjeri.

Pasagjeri ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.

Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

gijotina.com/

The post Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy automjete, dërgohen në spital dy të lënduar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *