Harris apo Trump? Meri Shehu zbulon kush fiton zgjedhjet në SHBA

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo bëri parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit.

Teksa po bënte parashikimin e shenjës së Binjakëve, Blendi Salaj i tha asaj se ‘një Binjak i famshëm është zoti Donald Trump që sot ka ditën’.

Sipas Meri Shehut, zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump, edhe pse me vështirësi.

“Unë duke analizuar kam thënë që ka shanse të mrekullueshme se ka ashendent Luanin, kështu që shkon shumë pozitivisht tendenca. Por duke qenë se Marsi në Luan siç e thashë shkakton trazira për Binjakët, do të jetë një fitore e vështirë.

Unë parashikoj një fitore dhe do ketë ndoshta veprime më acaruese. Që të dalë rezultati ndoshta do të ketë pak konfrontim. Do të jetë një fitore e vështirë për Trump ose me prapaskena luftarake, sepse Marsi është në Luan”, tha Meri Shehu.

Sot miliona amerikanë votojnë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një garë mjaft të ngushtë mes Donald Trump dhe Kamala Harris./    S.M

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *