LAJM I FUNDIT/ Arrestohet një person i armatosur në Kapitol

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person u arrestua këtë të martë në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit të SHBA-ve. Ai kishte me vete një armë zjarri dhe një pishtar sipas asaj që tha policia. Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha CNN se burri po kalonte një kontroll normal të sigurisë dhe oficerët panë armën dhe pishtarin.

Burri kishte gjithashtu dy kontejnerë me një lëng që mbante erë benzine. Ai u vendos menjëherë në pranga. Zyrtarëve u tha se donte të shkonte në Kongres.

“Oficerët tanë sapo arrestuan një burrë që u ndalua gjatë procesit tonë të kontrollit në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit. Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri” – tha policia në deklaratë. Qendra e Vizitorëve të Kapitolit do të jetë e mbyllur gjatë gjithë ditës. ©LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Arrestohet një person i armatosur në Kapitol appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *