Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacioni policor të koduar “Around”, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,njoftoi policia.
The post Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet në Tiranë i riu nga Saranda appeared first on GIJOTINA.
