Në kërkim për armëmbajtje pa leje, prangoset 21-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se i riu është lokalizuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ndërsa tani do të përballet me akuzat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Njoftimi:

Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Around”.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Në kërkim për armëmbajtje pa leje, prangoset 21-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *