Orban pret fitoren e Trump: Kam bërë gati shishen e shampanjës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Viktor Orban, kryeministri nacionalist i Hungarisë, ka qenë një udhëtar i shpeshtë përtej Atlantikut, jo në Shtëpinë e Bardhë të Bidenit, por në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago.

Duke shkruar në X, udhëheqësi hungarez trumbetoi se vetëm dy ditë pas zgjedhjeve amerikane ai do të priste një samit evropian të enjten me më shumë se 40 liderë në Budapest, ngjarja më e madhe diplomatike në historinë e vendit të tij. “Vendosni rripat e sigurimit”, postoi ai mbrëmë.

Orban dhe shumë parti nacionaliste janë admirues të Trump. “Unë do të festoj fitoren e Trump me shishe shampanjë”, tha ai muajin e kaluar.

Ekziston frika se Orban dhe kampi nacionalist do t’ia shtojnë zërin Trumpit nëse ai kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, duke vendosur një prirje të re antidemokratike me implikime të mëdha për politikën evropiane.

The post Orban pret fitoren e Trump: Kam bërë gati shishen e shampanjës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *