Para në këmbim të notës kaluese, Gjykata e Elbasanit liron 6 pedagogët (Emrat)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia të gjithë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, që tre ditë më parë u arrestuan me bujë nga policia, pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim të dhënies së provimeve.

Ndërkaq është vendosur që kjo dosje ti kalojë SPAK-ut, për shkak të elementëve të saj, bashkëpunimit mes disa personave dhe akuzës së ngritur.

Seanca e masës së sigurisë ka zgjatur disa orë, për shkak edhe të numrit të konsiderueshëm të personave të ndaluar, 7 ndërsa një i tetë është në kërkim.

Gjyqtarja Yrfet Shkreli e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm nga ana e policisë. Në fund është vendosur që të gjithë pedagogët e ndaluar të lënë qelinë dhe të marrin masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Në burg është lënë vetëm sekseri Gazmend Hodaj, 59 vjeç, i cili kishte një lokal tek universiteti i Elbasanit dhe kryente ndërmjetësinë.

Pedagogët që lanë qelitë janë, Ornela Bilali, 50 vjeçe, Zyhra Gripshi, 37 vjeçe, Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Beatriçe Gani, 58 vjeçe, Florinda Tarusha,56 vjeçe dhe Monika Hodaj, 49 vjeçe.

Në kërkim është pedagogia Edlira Gugu.

 

The post Para në këmbim të notës kaluese, Gjykata e Elbasanit liron 6 pedagogët (Emrat) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *