“Plumbi i artë”, SPAK kërkon burg për tre persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, SPAK kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie.

Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandehurve si dhe shpallet vendimi.

Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.

Pjesë e këtij grupi janë: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.

The post “Plumbi i artë”, SPAK kërkon burg për tre persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *