Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vetëm 12 ndeshje në Superligë, kaq ka zgjatur aventura e Bledi Shkëmbit te Tirana. Trajneri korçar është i larguar nga bardheblutë, me ambientin që nuk është i qetë në klubin më të titulluar në vend.

Një fitore në 12 javë, 11 pikë dhe vendi i tretë nga fundi në klasifikim kanë sjellë një reagim të klubit.

Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash
Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e marrëveshjes dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi, me presidentin Refik Halili që po bën një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.

Mësohet se vetë trajnerit i është komunikuar shkarkimi dje (e hënë) në mbrëmje nga Grent Halili, zyrtari i klubit.

The post Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *