Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Trajneri Bledi Shkëmbi është shkarkuar nga klubi i Tiranës.

Rezultatet zhgënjyese janë bërë shkak që kryeqytetasit të shkarkojnë trajnerin.

Vetë Shkëmbi pranoi se e ka mbyllur me klubin. “E kam mbyllur me Tiranën”, tha shkurtimisht ai.

Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash. Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e marrëveshjes dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi, me presidentin Refik Halili që po bën një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.

Mësohet se vetë trajnerit i është komunikuar shkarkimi dje (e hënë) në mbrëmje nga Grent Halili, zyrtari i klubit. Ka qenë humbja e fundjavës së shkuar 1-0 kundër Egnatias në Rrogozhinë ajo që ka “derdhur kupën” dhe ka sjellë shkarkimin e trajnerit.

Pas 12 javëve kampionat, Tirana renditet në vend të shtatë me 11 pikë, po aq Skënderbeu e Laçi të vendit të 8-të dhe të 9-të të renditjes.

 

The post Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *