Topalli drejtuese politike e PD për Diasporën, Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe Partia Demokratike ka kompletuar tashmë listën e drejtuesve politikë, të cilët do të mbajnë mbi supe peshën e organizimit të fushatës elektorale.

Pas burgosjes politike të Ervin Salianji, Sali Berisha ka vendosur ta zëvendësojë me një tjetër deputet si drejtues politik i Qarkut Elbasan.

Rolin e drejtuesit politik në Elbasan do ta marrë Tomor Alizoti, i cili më parë ka drejtuar fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021 në qarkun e Beratit, kur PD fitoi dy mandate deputetësh.

Vendimi më i bujshëm i Berishës është ai që i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në politikën aktive. Ish-kryeparlamentarja do të jetë drejtuesja politike e demokratëve për Diasporën.

Sakaq, kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja do t’i besohet roli i drejtuesit politik për degët Kavajë dhe Rrogozhinë, ndërsa në krye të qarkut të Tiranës është konfirmuar më herët Belind Këlliçi.

DREJTUESIT E PD NË QARQE:

1. Tiranë – Belind Këlliçi (Degët Kavajë e Rrogozhinë – Fisnik Qose)

2. Durrës – Oerd Bylykbashi

3. Shkodër – Luçiano Boçi

4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj

5. Fier – Gazment Bardhi

6. Elbasan – Tomor Alizoti

7. Korçë – Ivi Kaso

8. Kukës – Flamur Hoxha

9. Gjirokastër – Tritan Shehu

10. Vlorë – Bujar Leksaj

11. Berat – Eno Bozdo

12. Dibër – Xhelal Mziu

13. Diaspora – Jozefina Topalli

The post Topalli drejtuese politike e PD për Diasporën, Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *