Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Mollaj.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar trafikun, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

 

The post Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *