Futet në regjimin 41 biss Neim Avdulaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

I dënuari Neim Avdulaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal për grabitjen e dy bankave është futur në regjimin 41 biss në burgun e Peqinit.

Mësohet se Avdylaj u fut në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Avdulaj, i denuar me 17 vite burg ka qene nje ish-ushtar profesionist në Forcat e Armatosura të Zal Herrit.

Ai u arrestua ne 2017 në kuadër të operacionit “Patriot”, ku bashkë me të u vunë në pranga edhe 2 grabitës të tjerë.

Avdulaj, së bashku me Xhyriun dhe 4 pjesëtarët e tjerë të bandës kanë marrë pjesë në grabitjen e 2.7 mln eurove, ndodhur në Rinas.

Po kështu, Avdulaj dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në të paktën edhe dy grabitje të tjera spektakolare që kanë ndodhur në vitin 2015.

The post Futet në regjimin 41 biss Neim Avdulaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *