Kërkoi përjashtimin e gjyqtares nga seanca, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të rrëzojë kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin nga seanca e 19 nëntorit të gjyqtares Marsida Xhaferllari.

Kjo vendimmarrje e Gjykatës u mor me argumentin se kërkesa e ish-kryeministrit ishte e pabazuar nga ana ligjore.

Kujtojmë se më 19 nëntor do të zhvillohet seanca në Gjykatë Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e Berishës për rrëzimin e masave të vendosura nga GJKKO ndaj tij.

Berisha pretendon se si deputet masat e SPAK dhe të GJKKO ishin të paligjshme, pasi ai gëzonte mandatin parlamentar dhe duhej të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më parë.

Shefi i opozitës ndodhet në ‘arrest shtëpie’ që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim” që në 11 shtator të vitit të kaluar. Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u mor i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për të njëjtën vepër penale.

The post Kërkoi përjashtimin e gjyqtares nga seanca, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *