Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kanë dalë para pak çastesh projeksionet në dy shtetet e para që kanë mbyllur më herët kutitë e votimit. Në Kentaki ka një fitore të thellë të Donald Trump me 71% të votave ndërsa demokratja Kamala Harris ka vetëm 27% të votave. Kjo do të thotë që 8 votat e kolegjit elektoral të Kentakit të shkojnë për ish-presidentin republikan.
Në këtë shtet nuk ka ndonjë surprizë pasi njihet si mbështetës i republikanëve. Kanë dalë ndërkohë edhe projeksionet për Vermontin që sipas CNN është fituar nga Kamala Harris. Për të shkojnë vetëm 3 vota elektorale. Pra tashmë rezultati është 8-3 për Trump. Për t’u shpallur president i duhen 270 vota elektorale. ©LAPSI.al
The post LAJM I FUNDIT/ Dalin projeksionet, shikoni kush kryeson mes Trump dhe Harris appeared first on Lapsi.al.
