Me fitoren e Pensilvanisë, Trump parashikohet të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vetëm 4 orë nga mbyllja e votimeve, Donald Trump pritet të shpallet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harris.

Tashmë Trump ka fituar 3 shtete kryesore (Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian të cilën e humbi në 2020. Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas.

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.

The post Me fitoren e Pensilvanisë, Trump parashikohet të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *